Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishet sot në një takim me studentët e Universitetit Bujqësor. Basha tha se bujqësia dhe blegtoria do të jenë dy sektorët prioritet i qeverisë së ardhshme.
“Sot avantazhi më i madh në bujqësi, në blegtori, në vendet e zhvilluara të botës është pikërisht dixhitalizimi dhe informatizimi. Tregu i prodhimit në fushën bujqësore dhe blegtorale ka veçoritë e veta dhe informacioni për këtë është kyç për vendimmarrje.
Çfarë do të mbjellim? Si do të konkurrojë ky produkt me cilësinë e vet dhe me çmimin me të cilin ne e nxjerrim në treg? Cilat janë avantazhet e produkteve tona? Po a mundet një fermer i vetëm apo qoftë dhe një bashkim fermerësh ta bëjë këtë të mundur pa ndihmën e shtetit? Sigurisht që jo. Prandaj është e rëndësishme që shteti të luajë rolin e vet në këtë sektor më shumë se çdo sektor tjetër.
Për ti dhënë mundësinë fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë ta kthejnë këtë informacion në mundësi për kultivim dhe për shitje të produkteve. Subvencione reale, mbështetje reale për fermerët, 100 milionë euro në vit, ky është plani ynë dhe këtu hyn dhe digjitalizimi sepse ne duam të shmangim çdo hallkë të korruptuar të drejtorive rajonale bujqësore që kërkojnë rryshfetin përpara se të japin subvencionin” – tha Basha.