Lulzim Basha ishte kujdesur sot te rrethohet nga dhjetra ekrane LED, nga ku siç dukej nga televizori, ndiqej live nga po aq te rinj. Por, regjise dhe stafit te Bashes i ka shpetuar nje detaj jo i vogel: te rinjte ne ekran perseriteshin 4 here, qe do te thote se ishin shume me pak ne numer nga ç’ishte kujdesur Basha te gjoja tregonte ne televizion.

Nëse shihet me vëmendje kuptohet që pjesëmarrës nuk janë aq të rinj sa duken. Organizatorët i kanë shumëfishuar artificialisht, nga katër herë për të krijuar përshtypjen e një pjesëmarrjeje të gjerë.

Nuk dihen arsyet e mungesës së numrit të mjaftueshëm të të rinjve në aktivitetin e Partisë Demokratike, me pjesëmarrjen e vetë Kryetarit, por me sa duket FRPD e drejtuar nga Belind Kelliçi s’ka mundur te mbledhe me shume se aq te rinj dhe ia ka besuar numrin magjise se regjise televizive, e cila edhe kjo ka deshtuar me te rinj fake.