Pavarësisht vendimit të Komitetit të Ekspertëve për të ndaluar të gjtihë grubullimet me mbi 10 persona, partitë politike vijojnë që t’i shkelin ato.
Rasti më i freskët është ai i mbrëmjes së djeshme kur PD vendosi që të organizojë një takim me ish-studentë të Dhjetorit në seli ku i pranishëm ka qenë edhe Basha.
Mbetet për t’u parë nëse Policia e Shtetit do të ketë guximin t’i vendosë gjobë pjesëmarrësve dhe PD-së sikurse veproi me Monika Kryemadhin dhe Presidentin Meta në festën e organizuar nga Bes Kallaku.