Sot në kuadër të Konkursit të Praktikave të Mira u organizua forumi që tregon shembujt më të mirë të qeverisjes vendore në praktikë për edicionin e vitit 2020. Edicioni 2020 për Praktikat e Mira u drejtua nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Në këtë edicion, Bashkia Shijak konkuroi me praktikën e mirë në Menaxhimin e Situatës të Emergjencës Civile mbas tërmetit të 2019. Prefekti i Qarkut, me prezencë të Kryetarëve të Bashkive dhe Kryetarëve të Këshillave Bashkiake të Qarkut Durrës dhe Kryetarit të Këshillit të Qarkut Durrës, organizoi ceremoninë e ndjekjes live të ndarjes së çmimeve për bashkitë fituese të Qarkut. Bashkia Shijak rezultoi fituese e dy çmimeve me praktikën e mirë në kategorinë e Emergjencave Civile:

• I jepet Çmim nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Bashkisë Shijak për menaxhimin e suksesshëm të situatës së emergjencës nga tërmeti i Nëntorit 2019, bashkëpunimin me institucionet qëndrore dhe vendore e donatorët për ofrimin e shërbimeve qytetarëve të prekur, identifikimin e dëmeve dhe zbatimin efektiv të masave për rindërtim. • I jepet Çmimi i Publikut Bashkisë Shijak në praktikat e mira në menaxhimin e situates të emergjencës civile mbas tërmetit të 2019. Postimi i kryetarit të Bashkisë Shijak, Elton Arbana: Bashkia Shijak, FITUESE ÇMIMI I PUBLIKUT ÇMIMI I PRAKTIKAVE TË MIRA në Mbrojten Civile. Ndjehem i nderuar që Bashkia e Shijakut u përfaqësua denjësisht në Konkursin e Praktikave të Mira që tregon shembujt më të mirë të qeverisjes vendore në praktikë për edicionin e vitit 2020.

Ndjehem i nderuar që kemi menaxhuar suksesshëm situatën e Emergjencës nga tërmeti i Nëntorit 2019, si dhe bashkëpunimin me Institucionet Qëndrore dhe donatorët. Për ne do të thotë shumë, pasi përbën një fitore morale të gjithë stafit të administratës që kanë punuar me orare të zgjatura që pas tërmetit të nëntorit, për të mbyllur sa më parë procedurat për Rindërtimin. Sot qyteti ynë po ndryshon. Çdo ditë, familjet që kanë humbur shtëpinë po marrin në dorë celësat e shtëpisë së re falë MBËSHTETJES së Kryeministrit Edi Rama, Qeverisë shqiptare dhe donatorëve. Falenderoj Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore si dhe mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Faleminderit të gjithë atyre që vlerësuan punën tonë në Menaxhimin e Situatës të Emergjencës Civile mbas tërmetit të 2019. Ky çmim më shtyn të punoj më tepër për gjithë qytetin e Shijakut. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!