E vetmja mundësi që Luli (Lulzim Basha) që të vijë në pushtet është që ai të vijë në pushtet vetëm me Edi Ramën. Unë mendoj se Shqipërisë i duhet një koalicion i madh. Kështu u shpreh në emisionin Opinion analisti Baton Haxhiu, ndërsa komentoi situatën politike përpara zgjedhjeve të 25 Prillit.
Gjatë një interviste në emisionin Zonë e lirë, Haxhiu tha se Rama do të fitojë edhe mandatin e tretë, por nuk do të kërkojë më pas një mandat të katërt.
E para punës Rama do e përfundojë, nuk do kërkojë mandat të katërt, tha Haxhiu, ndërsa shtoi se një lider i ri në Shqipëri do të vijë në vitin 2025.
Mbas këtyre zgjedhjeve do të ketë një lider të ri. Këto zgjedhje janë të kryera i merr Rama, por them për 2025. Prova e parë është tek zgjedhjet bashkiake, mendoj se nuk do ketë mandat të rregullt, tha Haxhiu duke pohuar se elektorati është përforcuar shumë në qendër dhe duhet një lider i ri.