Sipas shifave të vitit 2020 nga Spotify, Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weeknd janë ndër artistët më të dëgjuar të vitit 2020. Drake ishte artisti më i njohur në Mbretërinë e Bashkuar. “Blinding Lights” nga The Weeknd është kënga më e dëgjuar ndërsa albumi më i luajtur ishte “Divinely Uninspired To A Hellish Extent” nga Lewis Capaldi ishte albumi kryesor. Albumi i dytë i yllit Porto Rikan, YHLQMDLG shënoi 3.3 miliardë transmetime, pasuar nga “After Hours” i The Weeknd dhe “Hollywood’s Bleeding” nga Post Malone.

“Fine Line” i Harry Styles dhe “Future Nostalgjia” e Dua Lipës zunë vendin e katërt dhe të pestë. Edhe kësaj here, Dua Lipa ka bërë krenarë shqiptarët duke u renditur në artistët më të dëgjuar në mbarë botën dhe suksesi i saj vjen në rritje nga dita në ditë.