Nga Edmond Arizaj

Une nuk e di nese Bledi Cuci do jete ministri i Brendshem qe do reformoje Policine e Shtetit, por aty tek bujqesia dic beri. Une nuk e di nese Bledi Cuci eshte i korruptuar dhe i kapur, por deri me sot nuk kam degjuar asnje akuze, serioze, apo thjesht tymuese. Une nuk e di pse Bledi Cuci e pranon postin edhe kur trajtohet jo si qenie me intelekt qe i duhet marre mendimi, por si objekt, megjithate duket e sigurte se ai nuk e ka qyrkun e arrogances apo militarizmit.

Une nuk e di nese emerimi i tij eshte nje nder nostalgjik i kryeministrit, por eshte budallek ta mendosh se nje tip si Cuci do te donte vete te ulej ne karrigen e ministrit te Brendshem, qe me shume ngjan me karrigen elektrike politike per te emeruarit. Une nuk e di pse Rama vendosi te emeroje Cucin (sa rezonon me rrefimet e Lasgush Poradecit! Shaka), por ne gjithe emrat e perfolur, Cuci ishte me i paperfoluri. Une nuk e di nese Rama, si nje mendimtar diabolik ka menduar me emerimin te ndryshoje kahjen e akuzave, por di se disi ia ka arritur, kurthi funksionoi, ne thep te pushkes nuk eshte abuzimi i policise me forcen, por bashkeshortja e ministrit te ri.

Une nuk e di si e perballon Cuci gjithe kete sulm familjar, por di me siguri se reagimet ne politike, ne media e ne rrjete sociale duke iu ndersyer familjes se tij, jane tipike te njerezve rurale, arkaike, dogmatike, kanunore, me prapambetjen ciftezuar me injorance. Eshte gjithcka kaq e peshtire, e neveritshme, antihumane dhe tipikisht e dhunshme e kunder dinjitetit te gruas. Eshte nje det me mut qe mendojne se e hedhin mbi Ramen e Cucin, por qe ne fakt sperkat cdo shqiptar kudo qe ndodhet.

Sic edhe e ka nenvizuar me shume se nje here doktor Berisha, familja eshte e paprekshme, por me sa duket edhe ky cak eshte tejkaluar ne luften politike. Uroj qe kjo furtune antinjerezore te jete e porositur, qofte edhe inerciale. Do ishte me e pranueshme, se sa qendrimet dhe mendimet e shume shqiptareve ne moshe te re, te ishin ngurtesuar nen mjegullen e mesjetes.

PS: Nuk e di pse kam nje mendim te forte se Lul Basha nuk ka aspak te beje me gjithe kete harbim testosteroni. Bashes mund t’i numerosh shume gjera, vetem arkaik, i prapambetur e kanunor nuk mund t’i thuash.