Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo, i cili me profesion është mjek, ka bërë një apel të fortë në adresë të qeverisë që të mbrojë bluzat e bardha, pasi ata janë dhe heronjtë e heshtur në këtë betejë disamujorshe me pandeminë e koronavirusit.

Reagimi i Vangjel Tavos: MBRONI BLUZAT E BARDHA – HERONJTË E HESHTUR.Mirënjohje të thellë për bluzat e bardha që po përballen prej muajsh me pandeminë, edhe pse pa mbështetjen shtetërore, dhe pa pajisjet mbrojtëse.