Bora e parë ka mbuluar sot fshatin turistik të Dardhës, 18 km në juglindje të Korçës. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se kompania kontraktore po punon për të mbajtur të hapur aksin rrugor që lidh Korçën me Dardhën, i cili me nisjen e borës së parë bëhet edhe më i frekuentueshëm nga turistët.

Dardha, fshati i vendosur në shpatet malore të Moravës, mbetet një prej destinacioneve dimërore më të bukura në Shqipëri. Kulinaria është një tjetër atraksion, krahas pamjeve mbresëlënëse të fshatit e pak më tej pista e skive pret të gjithë të apasionuarit pas sporteve dimërore.