Kjo është fabrika në Sao Paolo që po i jep vrull prodhimit të vaksinës së Covid, të zhvilluar nga firma kineze Sinovac, që pritet të shpërndahet në fund të muajit Janar. Vaksina e quajtur CoronaVac, do të paketohet dhe etiketohet në qendrën biomjekësore në Brazil, Butantan.

Guvernatori i Sao Paolos, Joao Doria, ka thënë se instituti Butantan ka kapacitetin të prodhojë 1 milionë doza në ditë. Doria ka lajmëruar se vaksnimi në Sao Paolo do të nisë më 25 janar dhe 12 shtete braziliane kanë kërkuar injeksionin, pavarësisht se nuk është autorizuar nga qeveria federale. Presidenti Jair Bolsonaro, që shumë njerëz presin të sfidohet nga Doria në zgjedhjet e vitit 2022, ka kritikuar prej kohësh vaksinën kineze.

Guvernatori i Sao Paolos nga ana tjetër, ka kritikuar rregullatorin e shëndetësisë për mbajtjen e anës politike, kur pezulloi përkohësisht provën e Sinovac, ndërkohë që një vullnetar në provë, flitet se u vetëvra. Bolsonaro ka ngritur dyshime vazhdimisht për vaksinën kineze, duke shtuar spekulimet për autorizimin. Rregullatori i Shëndetësisë deklaroi në nisje të Javës se ka certifikuar standardet e prodhimit të CoronaVac. Asnjë vaksinë nuk është miratuar deri më tani për përdorim në Brazil. Injeksioni i Pfizer me BioNTech është autorizuar në disa vende, përfshirë SHBA, Britnai dhe Kanada.