Personat që vaksinohen për koronavirusin në Britaninë e Madhe do të pajisen me një kartë identiteti që vërteton se ata e kanë bërë injeksionin. Sipas mediave angleze, karta pritet të shpërndahet pas nisjes së vaksinimeve nga e marta në Britaninë e Madhe. Lajmi vjen në një kohë kur vendi pret porositë e para të vaksinës së zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech në Spitalin Universitar Croydon të shtunën.
Kjo lloj vaksine kërkon që qytetarëve t’u bëhen dy injeksione me 21 ditë diferencë mes tyre. Fotoja, që i është bërë kartës së lëshuar nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor nga të dyja anët, tregon që në të janë mbajtur të regjistruara të dhënat e zotëruesit, si dhe datat ku janë bërë vaksinat. Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë në botë që miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech për shpërndarje masive. Sipas të dhënave, vaksina është e sigurt dhe do të sigurojë deri në 95% mbrojtje kundër Covid-19, ndërsa imunizimi pritet të fillojë këtë javë ata që klasifikohen si me përparësi të lartë.