Vaksina e koronavirusit AstraZeneca mund të aprovohet nga rregullatorët vetëm pas Krishtlindjeve, raporton BBC. Profesori Sir John Bell tha se ai pret që vaksina – e cila është zhvilluar nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit – të marrë dritën jeshile “shumë shpejt”. Ai i tha programit Today se Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) ka marrë “grupe të shumta të të dhënave” rreth vaksinës. “Pra, ne do të kemi kohë më të mirë tani, unë do të prisja disa lajme shumë shpejt” shtoi ai. “Unë besoj se ajo do miratohet pas Krishtlindjeve, pasi nuk kam asnjë shqetësim se të dhënat duken më mirë se kurrë”, tha Bell.
Qeveria ka urdhëruar 100 milion137 doza të vaksinës Oxford / AstraZeneca, me rreth 40 milionë që do të vihen në dispozicion deri në fund të Marsit. Miratimi i vaksinës do të ndihmonte në forcimin e betejës së Mbretërisë së Bashkuar kundër Covid-19 pasi është më e lehtë për t’u shpërndarë sesa dozat e Pfizer / BioNTech – e cila aktualisht po administrohet në grupe të caktuara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Më herët kompania AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e tyre është edhe kundër koronavirusit të ri që është shfaqur në Londër, duke qetësuar edhe pak qytetarët pas lajmeve të fundit për infektime të larta nga ky virus./ Javanews