Marrëveshja tregtare midis Londrës dhe Brukselit është një marrëveshje e mirë, e ekuilibruar dhe e drejtë për secilën palë negociuese, tha sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë shtypi.

“Britania e Madhe do të mbetet një partner i besueshëm i BE-së”, shtoi ajo. Von der Leyen theksoi se marrëveshja do t’u mundësojë të gjithëve lënien pas të Brexit.