Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i projektit “Studim projektim By-Pass Tepelenë, Loti 1″. Vendimi parashikon që vlera e përgjithshme e shpronësimit shkon në 28,4 milionë lekë, nga 23.9 milionë lekë që ishte më parë.
Shuma prej 23,9 milionë lekësh do të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2020 për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa 4.5 milionë lekë nga buxheti i miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar”. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.