Casillas ka këshilluar Realin që t’ia rinovojë kontratën Ramosit. Sergio Ramos është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe rinovimi, çuditërisht, vetëm sa po zgjatet.
Sido që të jetë, Iker Casillas i ka dërguar mesazh Realit që mos të gabojnë me kapitenin e sotëm, siç gabuan me kapiten e atëhershëm, me vet atë kur e larguan në vitin 2015.
“Ramos është emblema e Real Madridit dhe më të mirët duhet të qëndrojnë në Real Madrid”, tha Casillas. Lidhur me të ardhmen e tij dhe rikthimin e mundshëm në Madrid, ai tha: “Jemi kthyer në Madrid (të jetojmë) dhe do të shohim me kohë… Por Real Madridi është shtëpia ime, nëse kthehem do të ishte diçka e bukur”.