2 ditë më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë. Lajmin e konfirmoi vetë reperi përmes një fotografie nga spitali, në të cilën shihej duke i kapur dorën mamit Sara. Ndërkohë ditën e sotme fansat e dyshes zbuluan se Ledri dhe Sara e kishin pagëzuar vajzën me emrin Poem Blu dhe këtë gjë sapo e ka konfirmuar Ledri me foton e parë të saj. Reperi ka postuar në Instagram foton e parë të vajzës, në të cilën e vogla shihet duke i shtrënguar gishtin me duar.

“Poem Blu”, ka shkruar Ledri përkrah imazhit më të ëmbël që kemi parë. Menjëherë pas postimit kanë vërshuar komentet e urimit nga miqtë e tij më të afërt dhe fansat, që e kanë pritur me padurim këtë postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)