Dashi – Ju e urreni të mërziteni Dash. Jeni mbërthyer pas një rutine dhe mezi po prisni të dilni prej saj. Bëni gjithçka që duhet për të marrë energji të re dhe të freskët. Filloni t’i bëni gjërat ndryshe këtë javë.
Demi – Jeni duke i dhënë shumë rëndësi pengesave duke i bërë më të mëdha sesa janë vërtet. Keni gjithçka që ju nevojitet për të kaluar çdo gjë që ju bllokon. Bëni disa përpjekje shtesë për të kapërcyer sfidat tuaja këtë javë dhe do të befasoheni me prograsin tuaj.
Binjakët – Ndonjëherë ne i bëjmë gjërat sepse jemi mësuar ose sepse njerëzit presin nga ne. Por nuk keni detyrim të vazhdoni t’i bëni nëse s’po bëjnë asgjë për ju. Mbajeni parasysh këtë javë këtë.
Gaforrja – Ndryshimet që po ndodhin po ju bëjnë të ndiheni jashtë ekuilibrit. Ju nuk ju pëlqen ndryshimi, por mundohuni të mësoni veten. Pranojeni që këtë javë gjërat do të ecin në një tjetër rrjedhë.
Luani – Pse e torturoni veten me ngjarje që kanë ndodhur shumë kohë më parë? Kjo po ju ndodh këtë javë dhe nuk ka asgjë të dobishme në këtë. Shpërqëndrojeni veten me diçka argëtuese derisa të kalojë kjo periudhë. Mos hapni plagë të vjetra.
Virgjëresha – Këtë javë nuk po merrni dot vendime dhe kjo ju luan mendsh. Ju pëlqen të jeni konciz, i qartë dhe i sigurt për planet tuaja, por nuk po ndodh kështu. Mendja dhe zemra juaj janë në një mosmarrëveshje. Vetëm ju mund ta zgjidhni!
Peshorja – Keni nevojë për ekuilibër, harmoni dhe drejtësi. Këtë javë diçka e padrejtë më në fund do të zgjidhet në favorin tuaj. Do të ndiheni vërtet mirë. Shijojeni fitoren.
Akrepi – Jeta juaj dashurore do të ecë shumë mirë këtë javë. Sigurohuni ta bëni për vete atë që synoni sepse nuk duhet të humbisni. Kjo javë pritet të jetë zjarr sa i përket jetës seksuale.
Shigjetari – Kjo është java për të bërë plane afatgjata. Është koha të mendoni për ku jeni drejtuar. Çfarë do mbjellësh tani, do të korrësh në të ardhmen! Bëni atë që do t’ju gëzonte në të ardhmen dhe nuk do zhgënjeheni.
Bricjapi – Argëtim, gjallëri në jetën tuaj shoqëror e sjell kjo javë. Shfrytëzojeni këtë energji. Dil me njerëz që të bëjnë të qeshësh. Do jesh në humor.
Ujori – Është koha për të vënë në provë sa të vërtetë janë treguar njerëzit me ju. Kujdes me fjalët që do përdorni. Jini të gatshëm të dëgjoni gjëra që mbase nuk do t’ju pëlqejnë.
Peshqit – Ju keni besim në njerëz, në ideale të larta dhe kjo ju bën njeri të mirë. Përkushtohuni në atë që besoni këtë javë. Angazhohuni me kauzat që kanë rëndësi për ju.