Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe sigurisht që kjo ndikon në edhe në tiparet e njëjta të karakterit të tyre. Ndërkohë që kjo mund të kenë anët e saj pozitive, duket se ka edhe të këqija. Por cilat mund të jenë të këqijat e të pasurit përkrah një partner të ngjashëm si vetja? Këtë gjë e ka treguar vetë Arbana përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto nga shtëpia, në të cilën shihen dy vazo të mëdha me lule Krishtlindjesh. Duke pasur të dy të njëjtën mendje, Arbana dhe Eduarti kanë blerë nga një lule të tillë në njëjtën kohë.
“Të këqijat e të pasurit një ‘binjak’ si partner. Secili kishte blerë nga një lule Krishtlindjesh e tani kemi 2”, ka shkruar Arbana përkrah postimit, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.
Çifti i famshëm po jetojnë këto kohë ditët më të bukura me rritjen e dy fëmijëve të tyre, Jonit dhe Diellit. Para pak ditësh Arbana publikoi për herë të parë një video të Diellit dhe Eduartit, në të cilën ky i fudnit shfaqej duke përkëdhelur të voglin. Videoja shkriu zemrat e të gjithëve dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjet.