Kryeministri italian, Giuseppe Conte hapi zyrtarish vitin e G20 në Itali duke premtuar se do të punonte për një rimëkëmbje të drejtë. Në një video të publikuar, Conte deklaroi se njerëzit, planeti dhe prosperiteti janë tre shtyllat e presidencës italiane të G20-së. “Ne do të punojmë për një rimëkëmbje ekonomike më të drejtë për të luftuar kundër pabarazive të vjetra dhe të reja”, shtoi ai duke premtuar veçanërisht për të vendosur fuqizimin e grave në zemër të debateve.
G20, e cila bashkon njëzet ekonomitë më të fuqishme në planet, u organizua më parë në mënyrë virtuale këtë vit nga Arabia Saudite, për herë të parë për një vend arab. Kalendari i presidencës italiane të G20, që fillon në maj dhe do të përfundojë me një samit përfundimtar në fund të tetorit 2021, do të përmbajë gjithashtu ngjarje të veçanta të tilla si një samit global për shëndetësinë kushtuar sfidave të pandemisë së koronavirusit të ri më 21 maj 2021 në Romë. Drejtuesit e G20 u angazhuan së fundi në Riad për një shpërndarje të drejtë të vaksinës antiCOVID-19 dhe diskutuan për lehtësimin e borxhit për vendet e varfra, që po rritet për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.