Pandemia e koronavirusit vijon të shfaqë ritme të larta përhapjeje edhe pse u duk sikur vala e dytë e kishte kaluar pikën kulmore. Gjermania është ndër vendet që këto ditë po tregon shifrat më të larta ditore mes vendeve të Bashkimit Europian. 24-orëshin e fundit u shënuan mbi 23 mijë 300 infektime të reja dhe 483 vi kt i ma, shifra që renditen pranë rekordeve.
Shifrat më të larta i ka rajoni i Bavarisë, ku autoritetet pritet të ndalojnë festimet e natës së Vitit të Ri duke vendosur orarin e shtetrrethimit gjatë natës. Rekordin e infektimeve këtë 24-orësh e ka vendosur Rusia me gati 28 mijë e 800 raste të reja. Pranë rekordeve janë edhe vdekjet ditore me më shumë se 500 raste. Këtë fundjavë autoritetet nisën edhe vaksinimin anti-COVID duke u bërë i pari vend në botë që e nis këtë proces, pavarësisht se me një vaksinë që nuk është e certifikuar nga OBSH.
Të larta infektimet ditore edhe në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ritme të qëndrueshme me tendencë rënëse vijojnë të shfaqin Italia, Franca dhe Britania e Madhe.