Në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 12 vi kt ima dhe 524 raste të reja me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vd ek jes me SARS CoV-2 pozitiv ”, thuhet në njoftimin e tyre.