Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit gjashtë pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se gjithsej janë realizuar 990 testime, prej të cilave 264 persona rezultuan pozitiv. Sipas autoriteteve në 24 orët e fundit 205 pacientë me koronavirus janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 36,773 raste.

Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.