Cristiano Ronaldo e ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 750 golave në karrierë për klubet dhe Kombëtaren e Portugalisë. Ronaldo e shënoi golin e 750-të në karrierë, pasi realizoi një herë në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Dynamo Kiev të mërkurën në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Su lmuesi portugez i ka 75 gola për Juventusin, 450 për Real Madridin, 118 për Manchester Unitedin, pesë për Sporting Lisbon dhe 102 për Portugalinë. 509 prej këtyre golave i ka shënuar brenda zonës, 129 nga penalltia, 57 nga goditja e lirë dhe 55 jashtë zonës. Ronaldo e tundi rrjetën e portës 482 herë me këmbën e djathtë, 136 me këmbën e majtë dhe 130 me kokë.