Koha kalon, por Cristiano Ronaldo mbetet një futbollist i madh dhe sportist i shkëlqyer. Ylli portugez feston 36-vjetorin e lindjes në shkurt, por moshën e cilëson thjesht një shifër. Sulmuesi i Juventusit ka dhënë një rrëfim për BBC, aty ku flet për objektivat dhe ambiciet e tij.
“Mosha nuk ka fare rëndësi, ajo që ka rëndësi është koka juaj. Nuk vlen nëse Cristiano Ronaldo është i aftë sot, sepse nesër nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ky është shkaku pse unë përqendrohem tek e tashmja. Ndodhem në formë të mirë dhe ndihem i lumtur.
Dua të vazhdoj të luaj futboll edhe për disa vite të tjera, por, siç e kam thënë edhe më parë, nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ky është futbolli, nuk kemi asgjë të sigurt se çfarë do të ndodhë nesër. Ju them gjithmonë një gjë shokëve të mi kur flas me ta.
‘Shijoni momentin, pasi nuk e dimë se ç’do të ndodhë më pas’. Sytë e mi shohin një të ardhme shumë , shumë të ndritur, kështu që jam tepër i lumtur. Objektivat? E kam mendjen te Euro 2021 dhe ëndërroj fitimin e Botërorit Katar 2022. Mendoj se është e mundur.
Problem futbolli pa tifozë, por duhet të bindim veten që ata nuk mund të jenë të pranishëm. Është si të shkosh në një cirk ku nuk ka klounë. Pandemia i ka çmendur njerëzit. Shpresoj të hapen dyert e stadiumeve sa më shpejt. Rregullat duhen respektuar, por nuk më pëlqen të luaj pa tifozë“, deklaron CR7.