Ish-mesfushori i Juventusit dhe mesfushori i tanishëm i Barcelonës, Miralem Pjanic, këmbëngul se për Cristiano Ronaldon mund të thotë vetëm fjalë të mira, por nënvizon se Lionel Messi është jashtëtokësor. Pjanic iu bashkua Barcelonës nga Juventusi verën e kaluar, në një marrëveshje shkë mbimi me Arthur Melon. Duke folur para ndeshjes së sotme mes Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve, Pjanic e diskutoi edhe du elin e shumëpritur mes Messit dhe Ronaldos.

“Për Ronaldon kam vetëm fjalë të mira, si person dhe mbi të gjitha si atlet”, tha Pjanic. “Ai është shumë i përgatitur dhe i kujdesshëm ndaj çdo hollësie”, shtoi ai. Në lidhje me Messin, mesfushori boshnjak deklaroi: “Messi është jashtëtokësor. Sa herë që kam luajtur ndaj tij, ka qenë e vështirë, gati e pamundur ta ndalesh dhe tani që luaj përkrah tij, e kuptoj se ai është fenomen”. “Çdo herë që ai e ka topin, diçka ndodh. Qoftë gol apo asist. Ai është gjeni”, shtoi ai.