Lulzim Basha thotë se durimit i ka ardhur fundi, pas kryeministri Rama emëroi ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin. Basha është revoltuar se e quan Çuçin të afërm të tij, por “harron” se ai nuk është se po vihet sot për herë të parë ministër. Ka ca vite që është në Qeveri si ministër dhe këta nuk janë ndjerë.

“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në Neë York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”, shprehet Basha.