Danimarka raportoi sot një rekord të ri ditor për infektimet, me 1 745 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit shtetëror danez të Serumit (SSI). Vendi me 5,8 milionë banorë deri më tani ka regjistruar rreth 90 600 raste COVID-19 dhe 885 vd ekje të lidhura me virusin.
“Qeveria po planifikon të aplikojë kufizime të reja për të ndaluar rritjen e infektimeve”, tha kryeministrja Mette Frederiksen në Facebook, pa ofruar detaje. Më parë këtë fundjavë, ajo e përshkroi rritjen e fundit të rasteve si shqetësuese dhe i nxiti banorët të bëjnë një përpjekje shtesë, duke përfshirë zvogëlimin e kontakteve të tyre shoqërore, si pjesë e përpjekjeve për të thyer zinxhirin e infeksionit.