Rreth 10,000 njerëz morën pjesë në një ceremoni martese në kryeqytetin administrativ malajzian të Putrajaya, pranë Kuala Lumpur, të dielën e 20 dhjetorit, pa dalë nga automjetet e tyre, për të respektuar protokollet shëndetësore të Covid-19.

Dasma e Tengku Muhammed Hafiz do të hyjë në histori. Kjo ishte një dhuratë e Tengku Muhammed Hafiz, djali i ish-ministrit Tengku Adnan për partneren e tij Oqeania Alagia. U deshën rreth tre orë që të gjithë mysafirët të parakalonin para nuses dhe dhëndrit, të cilët më pas morën darkën e paketuar në makinat e tyre.

“Ata më thonë se ka më shumë se dhjetë mijë makina, ne jemi shumë të nderuar “, shkruajti politikani në Facebook gjatë dasmës. Ndërkohë, një ditë më pas, Tengku Adnan u dënua me dymbëdhjetë vjet burg me akuzat e përvetësimit të gjysmë milioni dollarësh.Mbi 92,000 raste të vi kt imave Covid-19 dhe 430 janë regjistruar në Malajzi që nga fillimi i pandemisë.