Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë për mediat polake ku ka komentuar shortin e eleminitarove të kampionatit botëror. Shqipëria dhe Polonia do të jenë së bashku në Grupin, ku bëjnë pjesë dhe Anglia, Hungaria, Andrroa dhe Lihtenshtejni. Për mediat polake, tekniku Italian ka treguar pikat e forta dhe të dobëta të kuqezinjve.
“Shqipëria është një skuadër e mirë, shumë nga lojtarët e tyre luajnë në Itali dhe kanë fituar përvojën e nevojshme ndërkombëtare. Kur isha trajner, ishte pak më ndryshe. Unë mendoj se Shqipëria nuk është një rival i lehtë. Sigurisht, Polonia është një ekip më i mirë dhe nuk duhet të ketë ndonjë problem, por ndaj Shqipërisë duhet të luash me intensitet dhe përqendrim të lartë.”
I pyetur se cili është lojtari më i rrezikshëm tek përfaqësuesja shqiptare, De Biazi u shpreh: Sokol Cikalleshi është më i rrezikshmi para portës. Ai ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit dhe është ai që duhet pasur frikë. Por ka dhe shumë lojtarë të tjerë si Elseid Hysaj që luan tek Napoli”, deklaroi De Biazi.
Në fund trajneri Italian tregoi me batutë dhe mënyrën se si mund t’i shënosh Shqipërisë. Pasoje topin te Levandovski, ai do të kujdeset për pjesën tjetër!, përfundoi De Biazi. Sfida e parë e Shqipërisë përballë Polonisë do të jetë më datë 2 shtator të vitit 2021.