Në studion e emisionit “Open”, ne Top Channel pati debat mbi shtyrjen për një moment të dytë të negociatave për të hyrë në Bashkimin Evropian. Teksa po diskutonin për temën, mes analistit Frrok Çupi dhe ish-deputetes demokrate Grida Duma u nxit një debat. Çupi tha se Duma bën pjesë e një partie që është themeluar prej tij dhe që sipas Çupit e kanë kthyer në një “leckë”. Ndërkohë ish-deputetja tha se sipas saj Çupi është si ajo metafora “në llum fitojnë derrat”.

Frrok Çupi: Jam themeluesi i asaj partisë që po e bën leckë, ke fshirë menderen me atë.

Grida Duma: E di çfarë je ti, ti je metafora po dhe debat në llum fitojnë derrat, në këtë nivel je ti.

Frrok Çupi: Në gjuhën tënde ti ke vetëm një fjalë ke, që nuk po e them..

Grida Duma: Me mua nëse nuk përmbahesh nuk e ke si një teatër, kujdes.