Edhe pse mbrëmjen e djeshme u shfaq në debat televiziv me një gjuhë rrug açërore, Grida Duma është përpjekur gjatë ditës së sotme të viktimizohet duke përdorur të gjithë mediat ku ka akses dhe personazhet pranë saj. Në tentativë për t’u prezantuar si e s ul muar dhe e dhu nuar si grua, ajo ka reaguar edhe vetë pas të gjitha shkrimeve folklorike me porosi. Ish deputetja e PD thotë se e fitoi debatin publik duke cilësuar analistin Frrok Çupi si batakçi, mbllaçitës dhe pagator.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“Sot përfaqësues të qeverisë për t’ju fshehur nga bataku të ulët ku u gjenden për shkak të një beteje të humbur në debatin publik, e mbi të gjitha të dështuar në rrugëtimin europian; mbllaçisin sërish se sa shumë paskam goditur mbrëmë një folës të paguar e të instruktuar të tyrin. Qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës. Guximi i pacipë dhe pretendimi i këtyre që pasi vjedhin, përfitojnë, shkelin u dashka ti ruash edhe tonin e sjelljen sepse kanë iluzionin që do t’i marrin frymën, do t’i heqin zërin, mendjen e veprimin e shqiptarëve, do marrë këtë dhe më shumë se kaq si kundër përgjigje.

Asnjë kompleks me këtë! Durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit. Përgjigjen do ta marrin si e meritojnë! Në aq sa mund të shprehet në një status, kam falenderim për gratë e admirueshme të këtij vendi veçanërisht, të cilat më kanë shkruar me respekt për forcën. Unë e di, e di se si gratë që bëjnë betejë në çdo element të jetës në këtë vend kanë forcën e dhënë nga Zoti, për tu përmbajtur ndaj llumit kur u del përpara. Kanë forcën për ta skalitur fitoren e vet me durimin e një heroine. Çdo herë, në çdo çast të vetëm që do të guxojnë të gjuajnë me llucin nga gjenden, do duhet të mësojnë që duke u shitur prej 30 vitesh edhe paratë me të cilat janë blerë, nuk do jenë dot mbrojtje e përjetshme për askënd.

Çdo herë që do guxojnë të gjuajnë me këtë llucë do duhet të dinë që Shqipëria edhe pa dashjen e tyre ka burra e gra që do ta çojnë këtë vend në perëndim me të përditshmen e tyre. Ka gra e burra që me vlerat që kanë, ndërtojnë shumë më mirë se mbetjet e kohërave të errëta që jetojnë si shushunja në damarët e zhvillimit”, shkruan Duma. (TemA)