Në një situatë kur bota është duke u përballur me një pandemi që u ka marrë jetën më shumë se një milion personave dhe teoritë konspirative për koronavirusin janë të shumta, edhe interesi për parashikimet e bullgares së njohur me nofkën “Baba Vanga” është shtuar ndjeshëm. Por para se të kalojmë te parashikimet për Vitin e Ri 2021, i hedhim një sy atyre që ishin parashikuar për këtë vit dhe çfarë është realizuar.
“Presidenti i SHBA, Donald Trump do të vuajë nga një sëmundje në vitin 2020 dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do t’i mbijetojë një sul’mi. Ndërsa Europa do të përballet me një sul’m ki’mik nga ek’strem’istët mys’lima’në”. Nga të tre këto parashikime, vetëm ai për Donald Trump u “afrua më shumë”, duke qenë se Presidenti amerikan kaloi koronavirusin, duke qëndruar disa ditë në spital.
Ndërkohë, për vitin 2021 Baba Vanga ka parashikuar: “Bota do të pësojë katastrofa, ndërsa një “dragua” i fortë do të kapë njerëzimin. Shumë e kanë interpretuar “dragoin” si një mbizotërim të Kinës në botë. Parashikimi pozitiv është se në vitin 2021 do të gjendet një kurë për kancerin.
“Do të vijë dita kur kanceri do të lidhet me zinxhirë hekuri”, ka parashikuar ajo.
Baba Vanga është bërë një figurë kulti midis atyre që besojnë në teoritë e komplotit, pasi disa nga parashikimet e saj dolën të vërteta, duke renditur këtu dhe atë të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ajo ndërroi jetë në 1996, parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079. Ajo njihej gjithashtu si “Nostradamusi i Ballkanit”.