Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, ka fituar betejën e gjatë dhe të vështirë me Covid-19. Sot, përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje, ndërsa shprehet se tashmë mund të festojnë jo vetëm ditëlindjen, por edhe fitoren e betejës 61 ditore ndaj Covid. Mes rreshtave plot emocione, Përmeti shkruan se ia doli të mundë Covid falë forcës që bashkëshortja e tij i ka dhënë gjatë kësaj kohe.

“Tashme mund te festojme! Gezuar ditelindjen Fjona. U befsh 100 vjec. Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy.

Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment.

Ti ja dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese qe asgje e keqe sdo me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane. Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku ja dolem. Tashme mund te festojme! Gezuar!”, shkruan Përmeti.