Gazeta e njohur italiane, Corriere dello Sport ka bërë një bilanc të Vedat Muriqit, blerjes së bujshme dhe të kushtueshme të Lazio në merkaton e verës. Sigurisht, atij i përmendet më kryesorja për një sulmues, numri i golave. Kjo kolonë është ende zero. Ja shkrimi i plotë:
Vedat Muriqi mbërriti te bardhekaltrit me reputacionin e një bomberi, por për shkak të problemeve të dëmtimit dhe prekjes nga Covid-19 nuk ka shënuar dot asnjë gol. Ndaj Milanit luajti gati një orë; shumë përpjekje dhe vetëm kaq. Tani për tani, nuk është lojtari që prisnin në skuadër, për të cilin Lotito pagoi plot 20 milionë euro. Vedati deri më tani ka zhgënjyer. Ai vinte nga një dëmtim i dyfishtë dhe koronavirusi, vetëm pak kohë më parë ka nisur të qëndrojë pranë Formello.
Familja e tij mbërriti në ditët e fundit nga Stambolli (ai madje u bë baba për herë të dytë, kohët e fundit). Pak përpjekje për të hyrë në mjedisin bardhekaltër dhe në ekip. Muriqin e kemi parë në fushë 10 herë, midis Champions-it dhe kampionatit italian. Zero gola. Pak i hutuar, jo shumë nuhatës para portës. Inzaghi do të duhet të punojë me të. Lazio ka investuar 20 milionë euro. Vlera e vërtetë e lojtarit ende nuk është parë.