Sergino Dest shpreson të kalojë të paktën një vit më shumë me Lionel Messin në Barcelonë. Gjigandët e La Ligës vazhdojnë të rrezikojnë të shohin fituesin të gjashtë herë të Topit të Artë që të largohet falas në verën e 2021. Messit marrëveshja e tij aktuale do t’i skadojë në fund të sezonit, dhe do të jetë i lirë të flasë me ndonjë klub që nga janari, klubet si, Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë në garë për shërbimet e argjentinasit.
Dest po kërkon që ikona e ditëve moderne të mbetet përkrah tij dhe të jetë edhe për shumë vite pjesë e Barçës. “Edhe unë i dëgjoj ato lajme për largimin e tij, por nuk e di se çfarë është e vërtetë apo jo”, u deklarua Dest. “Shpresoj të mund të luaj me të edhe një vit. Por do ta shohim. Të gjithë duan ta kenë atë në këtë klub, por është zgjedhja e tij”. Dest u transferua të Barça në verën e këtij viti nga skuadra holandeze Ajax dhe po e bind Ronald Koemanin.