Lionel Messi shkroi një tjetër faqe të historisë së futbollit, pasi shënoi golin numër 644 me fanellën e Barcelonës, duke u bërë futbollisti që ka shënuar më shumë gola për të njëjtën skuadër dhe duke thyer rekordin e Pele me 643 të tillë.

Me këtë rast, fabrika çeke e birrës, Budweiser vendosi t’u dërgojë nga një shishe birrë për çdo gol të pësuar nga Lionel Messi, të gjithë portierëve të cilëve ylli argjentinas u ka dërguar topin në rrjetë. Në shishe janë stampuar edhe numrat e golave të pësuar, si për shembull portieri italian Gigi Buffon, që ka marrë dhuratë dy shishe birrë, përkatësisht ato me numrin 514 dhe 515, për dopietën që Messi i ka shënuar dikur në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë vlen të theksohet se portieri spanjoll Iker Casillas ka marrë dhuratë plot 17 shishe birrë, ndërsa një numër mjaft të lartë birrash ka marrë edhe portieri Diego Lopez.