Viti i ri është një festë pagane që festohet në mbarë botën natën e ndërrimit të viteve. Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.
Kremtimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme.
Disa hulumtues mendojnë se kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë zanafillën e vet e ka nga romakët e vjetër.
Më poshtë disa fakte mbi këtë festë: 1) Dëshmitë më të lashta përsa i përket festimeve të Vitit të Ri janë gjetur në Babiloninë antike të rreth 4000 vjetëve më parë.
2) Romakët festonin Vitin e Ri në Mars. Senati , në153 përpara Krishtit, fiksoi janarin si fillim të Vitit të Ri. Në “46 pas Krishtit kalendari Julian konfirmoi në mënyrë përfundimtare zgjedhjen e datës 1 janar si Vitin e Ri (edhe data e Krishtlindjeve duket sikur derivon nga zakonet e tyre.
3) Në Vitin e Ri hahen ushqime që sjellin fat. Zgjedhja bëhet për gjithçka që ka formën e unazës. Unaza përfaqëson në fakt një cikël perfekt dhe mbylljen e vitit. Prandaj gatuhen thjerrëza dhe bathë.
4) Në Spanjë, 12 sekonda përpara mesnatës konsumohen kokrra rrushi, një për çdo rënie kambane.
5) Keltët e festonin Vitin e Ri natën e 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Ose më mirë në Halloween!