Katedralja e Kishës Ortodokse më 6 dhjetor vizitohet nga besimtarë të shumtë për kujtuar shenjtin Shën Nikollë. Pema e Vitit të Ri jo rastësisht vendosët sot. At Grigor Pelushi thotë se Shën Nikolla është Babagjyshi i Vitit të Ri, ose siç e njeh e gjithë bota Santa Claus, që dhuratë për fëmijët i hedh nga oxhaku i shtëpisë. ” Tregohet një histori për Shën Nikollën në qytetin e tij. Një baba kishte tre vajza dhe nuk i martonte dot pa prikë. Nëse ai nuk e siguronte paratë do t’i shiste vajzat. Shën Nikolla vinte natën dhe hidhte një çorape me para nga oxhaku. Kështu u martuan të trija vajzat” tha At Grigor Pelushi.

Shpresa Terezi, prej 30 vitesh është këngëtare në grupin e Kishës. Për Shpresën 6 dhjetori është një datë e rëndësishme në kalendarin e të krishterëve. ” Shën Nikolla është bamirës, ai ka qenë shenjti të pamundurve. Kjo ka mbetur si ditë e shenjtë që krijonte dhurata për t’i çuar deri më më derë. Në këtë ditë mendohet shumë për fëmijët dhe jetimët”, tha Shpresa Terezi.

Në shtëpinë e Shpresës Kryqi është bërë edhe atëherë kur besimi ishte i ndaluar. “Mamaja sa herë që ngjyente vezët na thoshte çfarë shikoni këtu në shtëpi nuk del jashtë sepse ju e dini mirë çfarë na pret. tregonte kujdes të madh”, tha ajo.

Nikol, është 4 vjeç ajo erdhi sot në kishë së bashku me familjen për të festuar ditën e emrit. “Sot është dita e emrit tim dhe unë ndezë një qiri dhe kërkova shumë dhurata. Kjo është ditë e veçantë për ne pasi kemi emrin e vajzës për këtë arsye kemi ardhur këtu. I uroj saj shëndet” , tha ai.