Kredite e buta per vitin 2021 do te kenë kusht moshen per aplikantet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, renditi pesë prioritetet për rininë në vitin 2021, midis të cilëve edhe strehimi.
“Ne jemi ndoshta e vetmja bashki që inkurajon strehimin e të rinjve, sidomos çifteve të reja. E kemi vënë kusht që aplikuesit duhet të jenë nën 35 vjeç, meqë përcaktimi i Kombeve të Bashkuara për të rinjtë është mosha nën 35, dhe mosha e të dyve duhet të jetë nën 70 vjeç. 1000 apartamente në Tiranë shiten vetëm falë kredive të buta që jep Bashkia e Tiranës”.
Drejtoria e Strehimit në Bashki është në fazën finale të përzgjedhjes së një mijë familjeve që përfitojnë kredi të zbutur për 2020-ën. Brenda ditësh pritet të shpallen emrat që kalojnë këtë fazë për t’u futur në marrëdhënie me bankën për lëvrimin e këstit që iu takon të përfitojnë.