Dua Lipa ka realizuar një intervistë me pyetjet më të shpeshta që njerëzit kanë kërkuar për të në Google përgjatë këij viti. Këngëtarja shqiptare rrëfeu detaje nga jeta personale, mes së tjerash tregoi dhe se si u zbulua talenti i saj, për t’u bërë më pas një yll botëror.

“Kur isha e re dëshirojë të bëja muzikë. Kisha duke bërë covera për Youtube dhe nisa t’jua tregoj miqve në shkollë. Pastaj e përdora si një formë portofoli për të punuar me producentë dhe për të hyrë në studio. Unë isha si, ti e di që unë këndoj dhe do të më pëlqente të hynim në studio dhe të shkruanim së bashku.

Unë bëra disa demo dhe kërkova në Google për menaxherë në Londër. Më duhej të gjeja një avokat, ai po më përpiqej të më ndihmonte dhe thoshte të mos firmosja asnjë marrëveshje pa gjetur një menaxher, më tha më lër të të gjej një menaxher dhe më prezantoi me Ben.”, u shpreh Dua.