Manchester City ka konfirmuar se sulmuesi, Gabriel Jesus dhe mbrojtësi, Kyle Walker, kanë rezultuar pozitiv pas testeve të fundit për COVID-19. Futbollistët menjëherë janë vet izoluar dhe do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për së paku dy javë.

Ata do të mungojnë në ndeshjen e nesërme që Manchester City do ta zhvillojë me Newcasttle United. Teste do të ketë sërish, për të parë gjendjen e futbollistëve të tjerë.