Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme: DEMI Gjatë kësaj dite shumë gjëra do qartësohen dhe do ndiheni më pozitivë. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni gjatë gjithë kohës për partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të do vijë duke u përmirësuar. Nëse jeni beqarë nuk do jeni ende gati për të dalë nëpër takime dhe kohën e lire do e kaloni me miqtë dhe familjarët. Do ndiheni më së miri pranë tyre. Në punë do ju duhet pak më shumë durim dhe mbështetje miqësore për të vënë në dritë projektin e menduar. Gjendja e financave do fillojë të stabilizohet disi. Do ju gjeni zgjidhje të gjitha telasheve që ju kishin dalë.
GAFORRJA Sot financat do jenë më të favorizuarat. Gjatë ditës mund të keni konflikte me disa persona për shkak të kritikave që do ju bëhen. Nëse jeni në një lidhje ka rre zik që ai që keni në krah të fillojë t’iu largohen pa ju dhënë shpjegime. Do ndiheni shumë keq në disa momente. Ju beqarët do ritakoheni pas shumë kohësh me një person me të cilin dikur keni pasur një histori pasionante dhe për çudi zemra do fillojë të rrahë sërish. Në punë do ju mbështesin mjaft kolegët dhe do i shmangni problemet. Paratë do jenë shumë herë më të mira dhe do ndiheni më të lirshëm kur të shpenzoni.