Të gjithë pyesim nëse ata persona që e kanë kaluar koronavirusin, a duhet ta bëjnë va ksinën? Dy shkencëtaret shqiptare në SHBA, Ardita dhe Detina Zalli thonë një zëri që duhet me patjetër ta bëjnë vak sinën. Nuk duhet ta ndani! Zbuloni dobitë shëndetësore që gjenden në një filxhan me çaj kamomili dhe dafine Ata që e kanë kaluar covidin duhet ta bëjnë v aksinën, sepse ata që janë rikuperuar kanë antitrupa të ndryshme me nivele të ndryshme të aktivitetit neutralizues dhe kjo do të thotë se mund të mbrohen për një kohë të ndryshme për të ardhmen. Disa mund të mbrohen mirë se disa të tjerë, por ka raste që ata që kanë pasur virusin mund ta hasin sërish atë. Provat kanë treguar se imuniteti natyror nga Covid zgjat disa muaj, në mungesë të një rezultati përfundimtar të saktë.

Ata shprehen se tek asnjë vaksinë nuk ka garanci plotë, por ka 90% mundësi që të krijohen antitrupa. “Tek asnjë v aksinë nuk ka garanci plotë, por ka 90% mundësi që të krijohen antitrupa. Nuk ka garanci të plotë. Imuniteti do disa muaj që të jepet një përgjigje përfundimtare, sepse këto prova klinike janë bërë në gjendje shpejtësia. Do të duhen muaj dhe vite për të parë se si do të jetë imuniteti nga va ksina. Njerëzit duhet të jenë të sigurt që nuk do ta marrin virusin nga v aksina. Këto dy va ksina në përmbajnë asnjë virus të gjatë, vetëm va ksina Oksfordit përmban një virus të parr ezikshëm nga një shimpanze, të ndryshuar gjenetikisht, duke mos shkaktuar asnjë sëmundje të njerëzit. Pra, njerëzit të qëndrojnë të sigurt.”

Ato thanë se njerëzit duhet të jenë të sigurt që nuk do ta marrin virusin nga va ksina. “Provat klinike për v aksinat kanë treguar se ka një efektivitet mbi 90%. Shumica e shkencëtarëve parashikojnë që jo të gjitha va ksinat do të jetë 100% funksionale, pasi jo të gjithë do të krijojnë imunitet edhe pasi të kenë marrë va ksinën. Ne duhet të jemi optimistë në këto kushte, pasi va ksina ka ardhur në një kohë shumë të shkurtër.”

Efektet anesore “Va ksina ka efekte anësore normale. Njerëzit i tolerojnë mirë këto efekte. Sigurisht ata që e kanë marrë va ksinën kanë raportuar lodhje, dhi mbje koke apo muskujsh dhe dhi mbje te vendi ku bëhet vaksina. Nga 20 mijë veta që janë testuar vetëm një person ka pasur ef ekte anësore të rënda. Nëse do të kishte efekte të rë nda te publiku, va ksina nuk do të miratohej, pasi siguria e vak sinës është absolute.”