Është ndalur Diogo Jota. Para ndeshjes me Fulhamin, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se lojtari më në formë i Redsave, nëntë gola në 17 ndeshje – do të mungojë nga katër deri në tetë javë. Ai u dëmtua në Ligën e Kampionëve kundër FC Midtjylland.
“Lëndimi është më i keq se sesa menduam në fillim, më mirë se sa menduam më pas”, u shpreh Klopp, që tregon se kishin frikë se Jota do të mungojë edhe më gjatë. Është shikuar gjithçka me hollësi, s’ka nevojë për operacion (në gju). Por do të jetë jashtë për një kohë. Nuk e dimë saktë se sa por ndoshta deri në dy muaj”.