Rezidentët e një komuniteti të vogël në Gjermaninë qendrore kanë trashëguar papritur prona dhe pasuri me vlerë 6.2 milionë euro, pas vdekj es së një fqinjeje të tyre të moshuar. Renate Wedel jetonte në Weiperfelden të krahinës së Hesse, me bashkëshortin e saj Alfred Wedel, që prej vitit 1975 në komunitetin e përbërë nga 6 fshatra. Alfred, i cili punonte me aksionet e bursave ndërroi jetë në vitin 2014, ndërsa Renate jetonte në një shtëpi kujdesi në Frankfurt që prej vitit 2016, dhe vd iq në moshën 81 vjeçare. Por, në prill të këtij viti u bë publike se ajo i kishte lënë pronat dhe zotërimet e saj komunitetit ku kishte banuar, pasi motra e saj trashëgimtare kishte ndërruar jetë më herët.
Ndërkohë, kryebashkiaku lokal Bernd Heine tha se: Fillimisht menduam se ishte një gabim, kishte diçka që nuk përputhej. Tashmë komuniteti është i detyruar ta përdorë trashëgiminë prej 6.2 milionë eurove për infrastrukturë dhe ambiente komunitare.
Nga ana tjetër, rezidentët lokalë kishin nisur të jepnin idetë e tyre për përdorimin e parave, teksa mediat lokale flisnin për ndërtimin e një korsie biçikletash, ndërtimin e një kopshti, përmirësim të sistemit të transportit, një pishinë të hapur dhe ambiente për fëmijët.