Shqiptarët janë kthyer sërish në lajmin kryesor të mediave britanike. “DailyMail” ka publikuar një artikull ekskluziv lidhur me një prej rasteve më të mëdha të emigracionit klandestin, pasi 69 shqiptarë janë gjetur brenda një peshkarexhe. Pasi ka marrë informacione se çfarë po ndodhte në ujërat territorialë të Britanisë së Madhe, një ekip nga Ministria e Mbrojtes ka ndërhyrë duke pra ng osur gjithë ata që ka gjetur në bordin e anijes. Të gjithë shqiptarët, kanë dalë para Gjykatës, ku falë një vakumi ligjor janë shpallur të pafajshëm.

Sipas ligjeve britanike, hyrje e paligjshme në shtet konsiderohet kur zbret nga anija apo varka në të cilën ke mbërritur në vend. Në rastin e shqiptarëve kjo shkelje nuk kishte ndodhur. Peshkarexha, e quajtur Svanic, e cila ishte nisur nga Belgjika. Anija u shoqërua në Harwich në Essex duke hyrë në histori si një nga rastet më të mëdha të emigracionit të paligjshëm të zbuluar ndonjëherë. Por Gjykata nuk mendon kështu.