Kryeministrit Edi Rama ishte sot disa familje në Farkë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. Gjatë vizitës në një familje të prekur nga tërmeti në Farkë, kryeministrin Rama e kanë shoqëruar të lehurat e një qeni. Ai nuk kurseu as batutat, teksa ka krahasuar analistët me qentë. Kryeministri ka thënë duke qeshur se i zoti i shtëpisë kishte një analist në shtëpi.

(Qeni leh)

Rama: Ça ke mo çka? E paske një analist te shtëpia. I jepka komentet e ditës çdo mëngjes. Më pas kreu i qeverisë shfytëzoi takimin që pati në Farkë me familjet ku dorëzoi çelësat e banesave të rindërtuara, për të bërë edhe batuta. I pranishëm me të ishte edhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Nga dokumentet e hipotekës, biseda rodhi tek rakia, me të cilën u pritën nga i zoti i shtëpisë, ku ministri ishte kurioz, nëse ishte raki bio, ndërsa Rama dha ‘meritën’ te fakti që Peqinasit nuk e kanë traditë nxjerrjen e rakisë.

BATUTAT NË FARKË:

Edi Rama: Se rakinë se pimë dot me maskë… po e heqim maskën. Këto dokumentet na ti (gruas), se me burrat s’dihet asnjëherë. Ulu atje (gruas), mbaji mirë. Shyqyr që kemi gratë.

Burri: I ka krijuar Zoti të dyja. Arben Ahmetaj: E bën vetë rakinë mo se të pyeta dhe atko… e keni zakon nga zona? Edi Rama: Peqini? Jo mo…. Kryefamiljari: Pse se kemi ne? Bëjmë ne, raki tajke… Edi Rama: Shumë e mirë është, se unë se njoh dhe aq mirë… këta të Gjirokastrës e njohin mirë rakinë e të tjerëve, të se të tyren e ruajnë. Arben Ahmetaj: Aty s’na mbin rrushi, na mbin guri Edi Rama: Të tyren e ruajnë për ditë të këqija. Arben Ahmetaj: E mbajmë poshtë tek qilari.

Në një tjetër familje, Rama bëri batuta me djalin e shtëpisë, që e kishte emrin “Ronaldo”.

Rama: Ke dashur ta bëjë futbollist këtë që i ke vënë emrin Ronaldo? I zoti i shtëpisë: Ee, por nuk doli futbollist. Rama: Të jetë mirë më shëndet. Në shkollë shkon?? Ronaldo: E kam mbaruar Rama: I ke rënë shkurt. Po tani çfarë bën? Ronaldo: Merrem me elektrikun. Rama: Epo shumë mirë