Lajmi për ‘fitoren’ e hamedësuar të Anxhela Peristerit në Festivalin e Këngës u shpërnda gjerësisht në mediat sociale. Por, më vonë u sqarua se lajmet nuk ishin të vërteta, pasi fituesi do edhe ca kohë që të shpallet zyrtarisht.
Ndërkohë këngëtarja Anxhela Peristeri ka thënë në një intervistë se ky lajm ishte një budallallëk me brirë dhe aspak i vërtetë. “Nuk kam dashur të flas fare për këtë pjesë, pasi ishte një budallëk me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar.
Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla dhe asnjëherë s’është bërë lajm. Mua më uruan disa persona dhe më pas kaloi”, u shpreh Anxhela.