Arjon Luli kishte paralajmëruar se do të nxirrte disa të vërteta në shesh nga emisioni “Për’putrhen”, që publikut i mbahen të fshehta. Ai kishte thënë se do të nxirrte diçka në lidhje me një vajzë e një djalë të programit dhe sot erdhi dita. Konkurrenti i “Për’puthen” ka publikuar disa foto ku shfaqet në një shtrat me Ana Lleshin. Siç duket ata të dy kanë kaluar një mbrëmje bashkë dhe në foto Ana shihet duke fjetur gjumë, ndërsa Arjoni fotografon. “Pantera zgjohu se do ikim te puntata! Datën dhe arsyen pse i publikova do i them në një moment të dytë”, ka shkruar Arjoni.
Ndjekësit e emisionit kanë nxjerrë edhe disa foto nga postimet ë mëparshme të Anës, në të cilat shihet se ajo mban në dorë të njëjtin byzylyk dhe thonjtë i ka të lyer po njësoj si tek fotot që ka publikuar Arjoni. Menjëherë pas këtyre postimeve ka reaguar Shqipja, e cila kishte treguar më herët se do të bashkëpunonte me Arjonin për të nxjerrë të vërtetat e spektaklit. Shqipja ka rikujtuar sërish rastin e Teas dhe Andit që ajo bëri publik disa ditë më parë dhe që sipas saj produksioni i “Për’puthen” e ka fshehur të vërtetën. Ajo i ka bërë thirrje Anës që të lërë menjëherë programin, sepse sot mbaroi gjithçka për të. “@olsamuhameti Mire tea u mbulua kishte 5 dite kohe te vinte nishanet, po ana mbulohet dot ??? M’vjen keq per arjonin qe u perdor por ne fund te fundit eshte cun i mire dhe e verteta doli ne rastin e tij. Ana taksirat mos shko me ne program se sot mbaroj cdo gje Kishte te drejte @arjankonomi_topch fenomeni do vazhdoj te godasi nga jashte me te VERTETEN., por dhimbja do ndjehet brenda”, ka shkruar Shqipja.