Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se ai rekomandon me ngulm që presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Për arsye sigurie, unë me të vërtetë ndiej se duhet t’i vaksinojmë ata sa më shpejt që të mundemi,” tha Fauci. Fauci shtoi se Biden duhet të jetë i mbrojtur kur të futet në presidencë në muajin janar. “Ne duam që ai të mbrohet plotësisht ndërsa hyn në presidencë në janar,” tha eksperti i lartë i sëmundjeve infektive.

Më herët autoritetet amerikane kanë bërë me dije se të parët në radhë për tu vaksinuar do të jenë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit që jetojnë në shtëpi kujdes